English

Ndryshime në ligjin "Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”

Komisioni për Integrimin miratoi sot projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9109, datë 17.7.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, i cili synon të adresojë problemin e shtyrjes së seancave gjyqësore për shkak të mungesës së avokatëve nëpërmjet përcaktimit me ligj të hallkave procedural për procedimin disiplinor, duke vendosur rregulla të reja nga ato që aktualishtpërmban ligji për avokatinë për procedimin disiplinor, si dhe prezanton disa ndryshime mbi të drejtat dhe detyrimet e avokatit, të cilat janë evidentuar nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Si rrjedhojë, zvarritja e pajustifikuar e veprimeve procedural ka sjellë pasoja të drejta kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë, nuk I shërben zhvillimit të gjykimit sipas standardeve kushtetuese për një process të rregullt gjyqësor.

Pas shqyrtimit të të këtij projektligji, anëtarët e Komisionit u shprehën dakord për miratimin e tij dhe kalimin në seancë plenare.

KOMENTE