English

Shfaqet fytyra e Shën Mërisë në Dardhë të Korçës

Fshati Dardhë në rrethin e Korçës është një fshat jo shumë i vjetër dhe është themeluar e shtuar prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin nga Turqia, më së shumti për arsyen se nuk donin të ndryshonin fenë. Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që thotë se kryengritësit që themeluan Dardhën, ku gjetën strehë rreth një stani, kur i pyesnin “ku gjendeni”, thoshin “Tek Stani nën dardhë”. Bëhet fjalë për një dardhë të egër që gjendej atje, ndërsa dëshmia e parë historike gjer tani gjendet në enciklopedinë greke Pirsos, ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar, u hap shkolla greqisht më 1768-ën”.

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave që vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar. Dardha ia ka dalë bëhet e njohur anembanë vendit! Jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit. Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që duket e besueshme.
Por Darha është e njohur edhe për mrekullitë hyjnore që kanë ndodhur në festën e fshatit në 16 gusht por që festohet dhe si Dita e Shën Mërisë.

Edhe këtë vit si çdo vit tjetër vetëm për ata që nuk patën mundësinë të ishin në Dardhë atë ditë, do të jetë një brengë e përhershme, madje me dyshimin nëse mrekulli të tilla do të ndodhin vertët kur te gjenden edhe ata vetë aty ku festohet Shën Mërisë.

Mrekullia e Shën Mërisë

Niko Balli na thotë se në datën 16 gusht ndodhi edhe një mekulli tjetër, por para se të na tregojë për mrekullinë e asaj dite, na sqaron se dita e Shën Mërisë në Vidhkuq, Boboshticë, Voskopojë dhe gjetkë festohet në 15 gusht, ndërsa vetëm në Dardhë kjo festë organizohet në datën 16 gusht të çdo viti. E dini përse, na pyet dhe nis të na sqarojë. Data e 16 gushtit përkon edhe me themelimin e shoqërisë dardhare “Shpresa”. Për këtë arsye festa ka mbetur si traditë në datën 16 gusht. Në këtë ditë, kësaj herë, ndodhi diçka e pabesueshme. Ishte një shenjë hyjnore që e panë të gjithë. Nga ora tetë deri në orën dhjetë të mëngjesit, të gjithë, burra dhe gra, vendas, miq dhe të ardhur u gjendën bashkë tek kisha e fshatit u ndezën me dhjetra dhe me qindra qirinjë. Mijëra flakëza të vogla ndriçonin në brendësi të kishës dhe jashtë saj. Erdhi një çast, kur mes qirinjëve u ravijëzuar fytyra e një gruaje. Të gjitë mbeten të habitur. Vetëm kur dolën nga përgjumja thanë se kishin parë fytyrën e Shën Mërisë. Shumë të tjerë thanë se duhej të kishte qënë ajo. Megjithatë të gjithë ishin në një mendje se kishin parë diçka hyjnore. Deshifrimi i asaj pamjeje u përkthye si shenjë e ditëve më të mira që do të përjetojë Dardha. Në të vërtetë, thotë Balli tashmë kanë nisur mjaft investime të rëndësishme. Vetë Niko Balli është duke ndërtuar një hotel mjaft luksoz.

KOMENTE