Amerikë, në shtetin Ohajo dhe pikërisht në Klivlend, është përuruar shtatorja e
Nënë Terezës, e cila është vendosur në kopshtin kulturor shqiptar, pjesë e një kompleksi në natyrë që përfaqëson grupe të ndryshme imigrantësh në këtë shtet.
Në ceremoni ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili ka mbajtur dhe një fjalim përshëndetës dhe falënderues për këtë komunitet që rritet dhe zhvillon kulturën e tyre shqiptare por dhe ndihmon vendin e tyre.
Për më tepër ndiqni videon e cila përcjell një atmosferë festive dhe tepër emocionuese të komunitetit shqiptar në Ohajo.