"Unë nuk kam asnjë mendim të dytë, unë nuk do të jap dorëheqjen nga partia PDL,"
Këto kanë qënë fjalët e aktores, dhe tani modeles Nicole Minetti, për televizionin SKY NEWS edhe pse ajo është nën presion për të dhënë dorëheqjen e saj pasi Berluskoni shpreson të bëhet kryeministër për herë të katërt në zgjedhjet që priten në pranverë,
Kur diskutojnë zgjedhjet e ardhshme, ajo pranoi se ajo do të votojë për kandidatin demokrat Matteo Renzi sepse ai është 'i ri'.
Ajo shtoi: "Moda dhe politika lehtë mund të shkojnë dorë për dore. Në fakt, unë mendoj se politika i shërben modës "
Nicole Minetti, në javën e Modës në Milano për koleksionin e ri 2013, ka ngrirë buzëqeshjen dhe ironinë e Silvio Berluskonit, i cili e ka akuzuar atë se vishet si një murgeshë, ndërkohë që ajo është këshilltare për Lombardy.