English

Dino Hasanaj ka shkruar letrën me dorën e tij, thotë ekspertiza

Dino Asanaj, ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit i dha fund jetës së tij mesditën e 15 qershorit. Të paktën kështu është cilësuar dosaj e tij deri tani, ndërkohë hetimet vazhdojnë pasi gjatë këtyre muajve dyshime të ndryshme janë hedhur mbi vdekjen e tij.

Hetimet e fundit kanë nxjerrë se letra që është gjetur në zyrën e tij ku thuhej se po e “çonte drejtësinë në vend” nuk ka as dyshimin më të vogël që është shkruar nga dora e tij.

“Të gjitha ekspertizat janë kryer. Ekspertiza grafologjike ka treguar se shkrimi është i tij, gjurmët janë të tij. Po ashtu nuk është gjetur asnjë mesazh telefonik apo në kompjuter se është kërcënuar apo shantazhuar nga dikush që mund të kuptohej si shtytje për vetëvrasje”, ka thënë burimi në kushte anonimiteti për gazetën “Koha Ditore”.

Ndërkohë dëshmi të reja ka sjellë shoferi i tij i cili nuk i kishte shprehur më parë. Ai ka thënë:“Kur kam hyrë në zyrë e kam parë që ishte gjallë dhe jam afruar për t`i dhënë ndihmë. Më ka thënë largohu mos më jep ndihmë sepse dua të vdes”.
Por autopsia e kryer në trupin e Asanajt ka konstatuar se ai ka vrarë veten.duke bërë që dhe hetimi të fokusohet në zbulimin e shkaqeve që çuan në këtë vetëvrasje. Deri tani nuk është gjetur ndonjë gjurmë që do të mund ta bëj dikë përgjegjës penalisht për vetëvrasjen e Asanajt.

KOMENTE