Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”.
Pas shqyrtimin nen për nen, projektiligji u miratua me votat e anëtarëve të mazhorancës. Anëtarët e opozitës në komision braktisën punimet e mbledhjes.