English

“Një botë për një zemër", takim me mjekët për sëmundjet kardivaskulare, realizuar nga Kuvendi

Në kuadrin e javës së sensibilizimit për sëmundjet kardiovaskulare, Kuvendi Shqipërisë organizoi sot një takim me mjekë kardiologë, deputetë të Komisionit të Shëndetësisë, dhe ku merrnin pjesë ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, pediatra, drejtues të shoqatës “Një botë për një zemër” pedagogë të mjekësisë dhe personalitete të fushës.

Takimi kishte në fokus fëmijët me probleme në zemër dhe në sistemin kardiovaskular, sensibilizimin jetik mbi këtë çështje të shoqërisë, prindërve, mësuesve, institucioneve dhe organizatave jo qeveritare për diagnostifkimin në kohë të hershme të simptomave të sëmundjeve kardiovaskulare.
Në hapje të takimit, Kryetarja Jozefina Topalli tha se fëmijët, mbrojtja e shëndetit dhe të të drejtave të tyre, janë në qendër të axhendës së saj si Kryetare e Kuvendit dhe e vetë Parlamentit.
Kryetarja Jozefina Topalli falenderoi dhe shprehu mirënjohje për mjekët, të cilët me punë dhe përkushtimin e tyre shpëtojnë jetën e fëmijëve. Ajo tha se ndihet e lumtur si nënë, si grua dhe si Kryetare e Kuvendit, që bluzat e bardha operojnë me sukses zemrat e foshnjeve, që në javët e para .

“Kur bëhet fjalë për zemrën e tyre, ky debat na bënë ne të mos lëmë asgjë pa lëvizur deri atëherë kur të mendojmë se, kemi krijuar kushtet e duhura që çdo fëmijë të ketë të drejtën të gëzojë shëndet.
Me vullnet të mirë ne mundemi, se me bashkëpunim, me dëshirën e duhur, ne mundemi të bëjmë gjithçka për të shpëtuar një jetë. Ndihem e lumtur që gjatë këtyre viteve të fundit, falë dhe përmirësimit të teknologjisë, shumë fëmijë kanë rifituar buzëqeshjen”- u shpreh kryetarja e Kuvendit. Zonja Jozefina Topalli tha se," së bashku me deputetët do të mbështesë çdo inisiativë, që do të përmirësonte sensibilizimin,kontrollin dhe ndërhyrjen në kohë, që çdo fëmijë të ketë pranë dorën e mjekut".

“Si nënë ndjehem e emocionuar kur mendoj për çdo jetë të shpëtuar nga këto duar dhe nga këta prindër që kanë vendosur që përvojën e tyre ta kthejnë në një dobi për të tjerët. Si Kryetare Kuvendi ndjej përgjegjësinë që të komunikoj me këdo, dhe të mbështes çdo iniciativë që do të shpëtonte jetë. Do të jem në mbështetje për të arritur kushtet që të mos lëmë qoftë edhe një fëmijë të vetëm pa patur asistencën në kohën e duhur”.


Agim Baçi, një nga drejtuesit e shoqatës që merret me fëmijët e sëmurë në sistemin kardiovaskular “Një botë për një zemër” vlerësoi Kuvendin për sensibilizimin e këtyre sëmundjeve dhe kurimit të tyre në kohë.zoti Baci shprehu mirënjohje për profesionalizmin e mjekëve shqiptarë në trajtimin e këtyre sëmundjeve dhe bashkëpunimin efikas të spitaleve italiane.

Ministri i Shëndetësisë Vagjel Tavo theksoi se mjekët aktualisht operojnë në zemër qysh në javët e para, me qëllim për të shpëtuar çdo jetë fëmijë, si një botë e tërë. Në fjalën e tyre kardiokirurgët e njohur dhe pedagogët e mjekësisë, dr Durim Bebeci,dr Agim Baboçi, gjinekologja Rubena Moisiu, Bajram Hysi etj, vlerësuan Kryetaren e Kuvendit për sensibilitetin kombëtar në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Ata theksuan rëndësinë e jashtëzakonshme që ka diagnostifikimi i simptomave të zëmrës që në fetus, e më pas gjatë gjithë fazave të fëmijërisë.

KOMENTE