Dita e sotme ka shënuar 3 aksidente me pasojë vdekjen dhe të plagosur për vendin tonë..
Në një afat kohor të shkurtër, kanë ndodhur 3 aksidente në vende të ndryshme në Shqipëri me rezultat: 1 i vdekur dhe 14 të plagosur.
1. Në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur 7 persona, të cilët udhëtonin me automjetet e përfshira në aksident. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital dhe njoftohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton shkaqet, ndërkohë mendohet se njëri nga automjetet ka bërë parakalim të gabuar.
2. Aksidenti me pasojë 1 i vdekur dhe 1 i plagosur rëndë është regjistruar në aksin rrugor Fier-Patos pranë fshatit Mbyet, ku një automjet tip foristradë me targa AA 012 BX është përplasur me një tjetër automjet me targa greke INH 77 46. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
3. Në aksin Gjirokastër-Kakavijë pranë fshatit Grapsh, në Gjirokastër një automjet me targa KAZ 56 08, i cili udhëtonte drejt Greqisë ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, të cilët janë nisur me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.