Një nxënëse adoleshente 14 vjeç i ndalohet vajtja në shkollë pasi gjatë pushimeve ajo kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve duke i lyer dhe bërë pak në të kuqe.
Fern Burke, 14 vjeç nuk mund të shkojë në shkollën e saj Middleton Technology në Rochdale, deri sa flokët e saj të jenë në ngjyrën natyrale.
Nëna e saj dhe ajo një mësuese fillore ka tentuar t'i errësojë flokët e vajzës së saj por përsëri ato kanë shkëlqim jo natyral. Ajo shprehet se pas 7 javësh pushime, ngjyra e saj qe venitur dhe ne menduam se nuk kishte problem, pasi e dinim që flokët e lyer ishin në rregullore të shkollës, ndaj dhe pritëm sezonin e pushimeve.
Ajo ka refuzuar që t'i bëjë të errëta flokët pasi herën e fundit që i kishte ajo ka patur ngacmime dhe është keqtrajtuar.
Vajza është duke humbur leksionet tani dhe është mjaft e mërzitur. Prindërit e saj gjithashtu mendojnë se është e padrejtë ky lloj gjykimi pasi në shkollë nuk janë njëlloj flokët e të gjithëve.
Vajza është në vitin e fundit dhe ka nevojë të përqëndrohet në provimin e saj parauniversitar, ndaj nuk mund të humbasi qoftë dhe një ditë. Drejtori i shkollës nuk ka pranuar të komentojë.