English

Arrestohet i shumëkërkuari nga policia Admir Musa Doçi

1. Mesditën e djeshme, falë një operacioni të mirëorganizuar i realizuar nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimit, u kap i shumë kërkuari Admir Musa Doçi, 33 vjeç, banues në Tiranë.

33 Vjeçari ishte person në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të Trafikimit Ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ndaj tij, Gjykata e Breshës Itali me vendim të Formës së Prerë e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burgim për Trafikim të lëndëve narkotike.

Ky shtetas u kap sot në mesditë në afërsi të Babrusë në Tiranë.

I kërkuari do t’i kalojë për veprime të mëtejshme Interpol Tirana, me qëllim dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit.


2. Ndërkohë nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.2 Tirane u bë kapja e shtetasit ne kërkim:
Ermir Sahit Hysa, vjeç 26, banues ne Mamuras - Laç. Kapja e tij u be, pasi ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Laç, me date 11.07.2012.

KOMENTE