English

Arrestohet shtetasi francez Bruno Marchisto, në Rinas

Në aeroportin e Rinasit sot i janë vënë prangat nga policia shqiptare një shtetasi francez.

Bruno Marchisto, drejtor i një kompanie telefonike në Zagreb, ishte duke hyrë në Shqipëri, por për të ka patur një urdhër arresti nga gjykata e Zagrebit për evazion fiskal.

Bruno Marchisto udhëtonte nga Gjermania në Shqipëri për të kaluar më pas në Kroaci. Ndërkohë burimet thonë se ai është pronar dhe i disa bizneseve në Shqipëri.

KOMENTE