English

INSTAT. Bilanci i tregëtisë së jashtme

Defiçiti tregtar në muajin Gusht është 28,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.4 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 13.8 përqind krahasuar me Gusht 2011.

Në Gusht 2012 u eksportuan 17 milardë lekë mallra, me ulje 12.7 përqind
në krahasim me Korrik 2012 dhe rritje me 26.9 përqind në krahasim me Gusht 2011.
U importuan 45,3 milardë lekë mallra me ulje 5 përqind në krahasim me Korrik 2012 dhe ulje 1.9 përqind në krahasim me Gusht 2011.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 28,3 milardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.4 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 13.8 përqind krahasuar me Gusht 2011.
Tregtia me vendet e BE është 62.6 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Austri, Gjermani, Kosovë, Maqedoni, SHBA, etj, dhe për importin, Austri, Bullgari, Gjermani, Kinë, Turqi, etj.

Krahasimi me muajin paraardhës
Eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 35.2 përqind. Eksporti i grupit “Tekstile dhe këpucë” u ul 40.7 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 38.7 përqind “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 37.5 përqind, etj.
Importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 24.1 përqind, “Materiale ndërtimi
dhe metale” u rrit 5.4 përqind. Importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 50.8 përqind, “Produkte kimike dhe plastike” u ul 30.1 përqind, etj.
Në Gusht 2012, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 9,9 milardë lekë, duke zënë 22 përqind ndaj totalit të importit. Krahasuar me Korrik 2012, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje 24.4 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 80.4 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.

KOMENTE