Akademia e Shkencave Shqiptare ka propozuar shkrimtarin shqiptar me famë botërore, zotin Ismail Kadare kandidat për çmimin "NOBEL" në letërsi për vitin 2012.
Gudar Beqiraj, akademik dhe kryetar njëkohësisht i Akademisë ka propozuar shkrimtarin e shquar dhe anëtarin e Akademisë Ismail Kadare, si kandidat për çmimin Nobel në njohje të veprave të tij, tashmë të përkthyera në shumë gjuhë të botës si dhe të vlerave si përfaqësues i artit dhe kulturës.
Propozimi i është bërë Komitetit për çmimin Nobel pranë Akademisë Suedeze, me kërkesën e saj për një kandidaturë.
Pas çmimit “Princi i Austurias”, Kadare është nderuar me çmimin “La risa de Bilbao”. Ismail Kadare është një nga intelektualët më të shquar evropianë të shekullit 20. Konsiderohet si shkrimtari kombëtar i Shqipërisë. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme të botës.