English

Berisha përshëndet Kongresin e Rrugëve të Shqipërisë. Rrugët bashkojnë kombin

Kryeministri Berisha përshëndeti sot, Kongresin e Rrugëve të Shqipërisë, një organizim për herë të parë i katër shoqatave që veprojnë në këtë sektor, Shoqata shqiptare e inxhinierëve konsulentë, Shoqata e ndërtuesve të Shqipërisë, Shoqata shqiptare e gjeoteknikëve dhe Shoqata e gjeodetëve të Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve.

Rrugët, tha në fjalën e tij Kryeministri, janë jetike jo vetëm për zhvillimin, luftën kundër varfërisë, valorizimin e aseteve, nxitjen e sipërmarrjes, por për shqiptarët, të cilët “kufizohen nga të gjitha anët me shqiptarët, ato marrin një vlerë të veçantë, bashkojnë kombin”.

Projekti i ndërmarrë nga qeveria, theksoi Kryeministri, është ambicioz dhe synon që me tre tunelet: Kalimash, tunelin e Elbasanit dhe atë të Qafë Murrizit të shkurtohen në mënyrë dramatike distancat nga skajet e vendit me Tiranën. Për realizimin e këtij projekti, investimet në infrastrukturën rrugore kanë qenë të mëdha, madje edhe në kulmin e krizës botërore, në vitin 2008-2009, investuar në rrugë ishin10 përqind e Prodhimit të Brendshëm të vendit.

Pas kompletimit të rrjetit rrugor, tha Kryeministri, imperative është vendosja e një sistemi eficent të mirëmbajtjes së tyre, në bashkëveprim me partneritetin publik privat.

KOMENTE