Një krim tjetër ka ndodhur sot brenda familjes. Për çështje pronësie mbi tokën vëllai vret vëllanë në fshatin Piraj të Lezhës ku 47-vjeçari Gjin Marku qëllon për vdekje me armë vëllanë e tij, Pjetër Marku 49 vjeç.
I plagosuri nuk ka mundur të shpëtojë, edhe pse ka shkuar me urgjencë në spital, pasi plagët e marra ishin tepër të rënda.
Policia ka arrestuar vëllain vrasës Gjin Marku dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.