Lady Gaga hedh poshtë kritikat e bëra ndaj saj lidhur me trupin e saj kohët e fundit dhe se ajo ngjante me një tullumbace në shumë shfaqje të turneut të saj.
Por ajo duket se nuk e ka vrarë mendjen për kritikat dhe ka vendosur të tregojë trupin e saj me bikini, përmes postimit të disa fotove në blogun e saj nën titullin "Bulimia dhe Anoreksia që në moshën 15 vjeç."
Ajo shprehet se ndihet e kënaqur me trupin e saj dhe e lumtur si asnjëherë tjetër, për aq kohë sa ajo ha ushqim të shëndetshëm dhe i dashuri i saj e do me trupin që ka.