English

Nëna e 3 fëmijëve del nga koma dhe kujton se është 19 vjeç

Një 32-vjeçare, nënë e tre fëmijëve u zgjua nga koma duke besuar se ajo ishte ende 19 vjeç dhe se ishte në 1998.

Sarah Thomson, nga Exeter, nuk kishte asnjë kujtim të burrit të saj, Chris prej dhjetë vjetësh, ose të fëmijëve të saj Michael, 14, Daniel, pesë dhe Amy, katër.
Ajo kishte qenë pa ndjenja për dhjetë ditë pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent me mpiksje gjaku në pjesën e pasme të kokës.

Ajo kujtonte të gjitha gjërat që kishin ndodhur në 1998 dhe më parë, por absolutisht asgjë në këto 13 vjet. Periudha e rehabilitimit për të ka qënë mjaft e vështirë po ashtu dhe për burrin e saj i cili i ka qëndruar afër bashkë me fëmijët dhe ka bërë përpjekjet maksimale me një durim të jashtëzakonshëm për ta trajtuar gruan me kujdes, duke i treguar çdo ditë gjërat dhe vendet ku kishin shkuar.
Dhe ky durim i tij ka filluar të japë rezultate të mira pasi kujtesa e saj ka filluar të kthehet gradualisht.
.................

Sarah ishte duke kërkuar disa fotografi në kompjuter dhe papritur ka ndier një dhimbje si cëmbisje në pjesën e pasme të kokës dhe filloi të shihte njolla në vizionin e saj. pas vizitës së saj dhe skanerit, ajo iu nënshtrua me këshillë të mjekëve operacionit.

KOMENTE