English

Panariti-Kalugjeroviç. Rritje e bashkëpunimit Shqipëri-Mali i Zi

Në kuadër të punimeve të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Panariti u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit të Malit të Zi, z. Nebojsha Kalugjeroviç.

Bashkëpunimi dypalësh, zgjerimi dhe konkretizimi i tij i mëtejshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, bashkëpunimi rajonal e zhvillimet në rajon, si dhe ecuria pozitive e integrimit evropian e euroatlantik, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi.

Ministri Panariti vlerësoi se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes të dy vendeve, shërben njëkohësisht si model i frymës progresiste të bashkëpunimit e stabilitetit në rajon e, në mënyrë të veçantë, i interesave të përbashkëta të integrimit evropian dhe euroatlantik.

Dy ministrat theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, duke evidentuar nevojën e mbajtjes së Sesionit Irë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik e Tregtar dhe shprehën vendosmërinë për ecjen përpara me projektet e bashkëpunimit veçanërisht në infrastrukturën rrugore, transport, bashkëpunim kufitar dhe energji.

Z. Kalugjoreviç iu përgjigj pozitivisht ftesës së Ministrit Panariti për të vizituar Shqipërinë.

KOMENTE