English

Panariti pas takimit, fton Baroneshën Ashton për një vizitë në Shqipëri

Në bisedën që zhvilloi me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, znj.Catherine Ashton, Ministri Panariti u ndal veçanërisht në ecurinë e reformave që janë ndërmarrë në kuadër të proçesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Z. Panariti përmendi edhe drejtimet në të cilat është përqëndruar aktiviteti i Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe rezultatet që janë arritur në këtë drejtim.

Me rastin e festimeve për 100-Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Ministri Panariti e ftoi Baroneshën Ashton për një vizitë në Shqipëri.

Baronesha Ashton, nga ana e saj, e përgëzoi Ministrin Panariti për përpjekjet dhe progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Shqipëria në drejtim të plotësimit të 12 kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ajo shprehu dëshirën për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Bashkimit Evropian dhe Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të KiE.

Baronesha Ashton shprehu dëshirën të vizitojë së afërmi Shqipërinë.

KOMENTE