English

Taulant Balla:Drejtësia në Shqipëri nuk bëhet nga vendimet e Gjykatës, por nga dëshira e kryeministrit

Deputeti socialist Taulant Balla është shprehur sot në kuvend se drejtësia në Shqipëri nuk bëhet nga vendimet e Gjykatës, por nga dëshira e Sali Berishës.

Duke kërkuar një përgjigje nga Berisha, Balla ka ngritur pyetjen se përse nuk i zbaton ai 13 vendimet e gjykatave të qytetit të Fierit, duke e mbajtur peng këtë qark.

Deputeti socialist ka theksuar edhe njëherë se janë:
7 vendime të Gjykatës së Shkallës së Parë
4 Vendime të Gjykatës së Apelit
2 Vendime të Gjykatës së Lartë që kanë të njëjtin objekt: çlirimin e Këshillit të Qarkut të Fierit dhe vënien e tij në dispozicion të qytetarëve.

Balla gjatë fjalës së tij deklaroi se Berisha nuk zbaton edhe një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese atë në lidhje me shfuqizimin e “marrëveshjes së detit me Greqinë”.

KOMENTE