Sherri i ndodhur në një lokal te zona e "Oxhakut" ka përfunduar me një bilanc prej 4 të plagosurish, të cilët kanë përfunduar në spital me urgjencë.
Bledi Haka
Shaqir Shtisi,
Ervin Larku
Dritan Qello, janë 4 të plagosurit që sipas dëshmitarëve ishin ulur në një tavolinë brenda një lokali dhe që atje në muhabet e sipër me një klient tjetër të një tavoline tjetër janë konfrontuar ku personi që ishte i vetëm në tavolinë, nuk ka përtuar fare por ka nxjerrë armën dhe i ka qëlluar të katër personat.
Policia e mbëritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të personave të plagosur ku burimet spitalore bëjnë të ditur se Dritan Qello, ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetsore.
Ngjarja është shënuar pasditen e sotme rreth orës 15:00.