English

Budapesti asistencë Bashkisë së Tiranës në projektet e saj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka pritur në një takim, zv/Kryetarin e Bashkisë së Budapestit Miklós Csomós. Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Budapestit, në menaxhimin e shërbimeve, të ujrave, punëve publike etj.

Zv/Kryetari i Bashkisë së Budapestit theksoi se ekspertët më të mirë të kësaj bashkie do t’i ofrojnë asistencë Bashkisë së Tiranës në projektet e saj, mes të cilave dhe për projektin e tramit. Në këtë takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, nxitjen e investitorëve hungarezë për të investuar në Shqipëri, me theks të veçantë në fushën e hoteleri - turizmit, nxitjen e shkëmbimeve tregtare, kryesisht në mallrat e konsumit ushqimor etj.

Vizita e zv/Kryetarit të Bashkisë së Budapestit përkon dhe me Javën Hungareze në Tiranë. Një sërë aktivitetesh janë organizuar, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, si ekspozita, seminare, opera etj. Po kështu, në kuadër të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve, që nga dita e nesërme, një nga rrugët e Tiranës do të mbajë emrin e heroit të Hungarisë Janos Hunyadi, sikundër së shpejti pritet që memoriali i Skënderbeut të vendoset në një nga sheshet e Budapestit.

KOMENTE