English

Burri vret gruan pasi zbulon se ajo dëshironte të bëhej burrë

Një biznesmen britanik ka vrarë gruan e tij ruse, pasi zbuloi se ajo dëshironte të kthehej në burrë.

Chris Collier, 40, godet për vdekje gruan e tij Julia 35, në apartamentin e tyre në Kusadas, në bregun e Egjeut të Turqisë.
Ai tani është burgosur për 24 vjet, pas një gjyqi në vendin e tij të adoptuar, në Turqi, ku ai punonte në një agjenci të patundshme dhe gruaja e tij ka punuar si këngëtare në sallat e pritjeve të Hotel-Bareve.

Collier, fillimisht nga Rownall, Staffordshire, ishte një figurë kyçe në perandorinë Phones4U para emigrimit në Turqi në fund të viteve 1990.
Ai ishte një nga shitësit më të mirë që i rriti prestigjin kësaj kompanie dhe eprorët e tij ishin tepër të kënaqur me punën e tij por dhe si njeri.

Por pas vrasjes së gruas së tij dedektivë privatë hetuan çështjen dhe dolën në përfundimin se ai e vrau, pasi ajo donte të bëhej burrë duke ndryshuar seksin.

Miqtë dhe shokët e tij, madje dhe shefat e tij të punës ku punonte por dhe në Britani, u çuditën dhe nuk e besonin se ai ishte arrestuar për vrasje. Ndërkohë dhe për gruan e tij opinionet ishin të mira.

Ata kishin disa vite të martuar por nuk kishin fëmijë. Ai nuk ka qenë në Angli për një kohë të gjatë, por lajmi i mandatit të tij të burgut është ende një goditje për komunitetin ku ai jetonte."




KOMENTE