English

Muzika amerikane në "Parkun Rinia" Tiranë (VIDEO)

Kantautorja amerikane Mary McBride dhe grupi i saj nisën një turne muzikor katër ditor, i cili solli muzikë rok, bluz, dhe soul për audiencën shqiptare.
Qysh prej mbërritjes, grupi dha koncert në zonën e këmbësorëve në Shkodër, kënduan në Parkun "Rinia" në qendrën Tajvan, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Qytetarët dhe publiku kërcyen në ritmet e soul, bluz dhe rok të këngëve të Mary McBride, si dhe të versioneve të saj të këngëve nga emra të njohur botërorë, si Aretha Franklin. Në intervistat e saj për mediat lokale dhe kombëtare, Mary shprehu vlerësimin e saj për pritjen e ngrohtë nga publiku shqiptar.
Kantautorja e njohur amerikane Mary McBride dhe banda e saj janë duke dhënë koncertet në Shqipëri në kuadër të një nisme të mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Ambasada Amerikane.
Në Koncertin në "Parkun Rinia" Tiranë, i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Z. Aleksander Arvizu, i cili ka përshëndetur inisiativën në fjalën e hapjes së koncertit. Ambasadori ka falenderuar personat që e kanë mbështetur atë si dhe ka vlerësuar Merin dhe bandën e saj, duke i quajtur ata ambasadorë të denjë të kulturës amerikane në botë.




1362

KOMENTE