English

Në Shkup hapet zyrë përfaqësie e Portit të Durrësit

”Është shumë e thjeshtë të kuptohet që dalja natyrale e Maqedonisë në det për t’u lidhur me botën është Shqipëria. Por, jam i bindur që kjo nuk mjafton. Duam të punojmë shumë për të eliminuar të gjitha ato barriera të cilat këtë rrugë të shkurtër e bëjnë të gjatë”, u shpreh Eduart Ndreu, drejtori ekzektutiv i portit të Durrësit në panairin e Shkupit para afaristëve të Maqedonisë.
Ndërsa ”Hapja e kësaj zyre do të lehtësojë më shumë eksportin e produkteve të kompanive vendore dhe të jashtme. Shumë nga kompanitë e jashtme që vijnë në Maqedoni, vëllimin më të madhe e kanë për eksport nga Maqedonia, kryesisht nga vendet e Europës Përendimore dhe nga SHBA-të. Kështu që hapja e zyrës së portit të Durrësit do t'ua lehtëson edhe atyre punën për një port alternativ dhe të mos varen vetëm nga porti i Selanikut”, u shpreh zoti Fida, drejtori i Agjensisë për Investime të Huaja.


1363

KOMENTE