English

Nëna gjermane vret 5 foshnjat e saj të sapolindura

Një grua në veri të Gjermanisë u arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e pesë foshnjave të porsalindura të saj.
28-vjeçarja ka pranuar tashmë se ka vrarë dy prej foshnjave tha policia.
Identiteti i saj nuk bëhet i ditur sipas ligjeve gjermane mbi privatësinë e personit.

Rasti kishte qenë nën hetime për vite, pasi trupi i një të porsalinduri u gjet në një fabrikë letre riciklimi pranë qytetit verior Flensburg në vitin 2006.

Një trup i dytë u gjet në një park makinash në vitin 2007.
"Ajo dyshohet gjithashtu se lindi dhe 3 fëmijë të tjerë dhe të 3 i ka vrarë tha policia në një deklaratë.
Tre trupa të tjera janë gjetur në bodrumin e shtëpisë së gruas, tha policia.

Gruaja kishte frikë se burri i saj do ta lërë atë, sepse ai nuk dëshironteshumë fëmijë, shpjegoi prokurori i çështjes. Ai nuk dinte asgjë nga pesë lindjet që ajo kishte bërë, shtoi ajo.

Ndërkohë çifti ka dy fëmijë të moshës tetë dhe 10 dhe 5 të tjerë që zonja i vrau.

Ka pasur disa raste në vitet e fundit në Gjermani që gratë kanë vrarë disa nga fëmijët e tyre.
Në vitin 2006, një grua u dënua për vrasje dhe është dënuar me 15 vjet burg për vrasjen e tetë foshnjave të porsalindura dhe varrosjen e tyre në vazo me lule në kopshtin e shtëpisë së prindërve të saj në afërsi të kufirit gjermano-polak.

KOMENTE