Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Egjiptit për Shqipërinë, zotin Ahmed Hassan Abdellah.
Duke shprehur urimet më të mira për detyrën diplomatike, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi marrëdhiet e mira midis dy parlamenteve dhe dy vendeve në tërësi.
Ambasadori Abdellah shprehu kënaqësinë për fillimin e misionit diplomatik në një vend mik si Shqipëria.
Gjatë takimit Kryetarja Jozefina Topalli dhe ambasadori Adbellah vlerësuan nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit parlamentar, krijimin e grupeve të miqësisë, atë në nivel politik, ekonomik, tregtar e veçanërisht në atë të turizmit.
Kryetarja e Kuvendit njohu shkrutimisht ambasadorin Abdellah me zhvillimet në Shqipëri, situatën pozitive ekonomike, potencialet e jashtëzakonshme që Shqipëria ofron për investitorët e huaj, rritjen e interesit të tyre për të financuar projekte të mëdha në vend etj.