English

Edi Rama zgjidhet anëtar i Presidencës së Partisë Socialiste Europiane (VIDEO)

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit. Është ky një takim që zhvillohet në kuadër të Kongresit të PES. Kryetari Rama ka marrë mbështetjen e socialistëve europianë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në takimin e liderëve të Ballkanit ka qenë i pranishëm edhe Komisoneri për Zgjerimin në BE Stefan Fyle. Rama në këtë takim tha se shqiptarët e meritojnë statusin e vendit kandidat. Po ashtu një vëmendje të veçantë kryetari socialist i ka kushtuar zgjedhjeve të lira, duke u shprehur se duhet vigjilencë.

Ndërkohë gjatë punimeve të Kongresit të Socialistëve Europianë, Kryesocalisti Edi Rama është zgjerdhur anëtar i Presidencës Partisë Socialiste Europiane.

Lajmin Edi Rama e ka ndarë në rrjetin social "Twitter" ku thekson se zgjedhja e tij do të jetë edhe një përgjegjësi për të. "Krenari e përgjegjësi zgjedhja ime si kryetar i PS të Shqipërisë në Presidencën e Partisë Socialiste Europianë! Fuqizim i zërit tonë në PSE" shkruan Rama.
1366

KOMENTE