Një nënë e re 31 vjeçe duhej të shkonte në spital pasi ishte gati për të lindur foshnjën e saj.
Sarah Sandell, 31 vjeç, nga Skeeby, North Yorkshire, duhej të shkonte me urgjencë në spital pasi ajo kishte ndjerë dhimbjet e lindjes.
Por rrugët për në spitalin e saj më të afërt ishin mbyllur për shkak të përmbytjeve. Atëherë pas shumë përpjekjeve burri i saj u detyrua të merrte një rrugë tjetër më të gjatë për në një spital tjetër madje duhej të ecte me shpejtësi pasi nuiveli i ujrave në rrugë po ngrihej.
Megjithatë pas arritjes në spital, fëmija lindi shëndoshë e mirë dhe prindërit të dy mësues nga disa emra që kishin zgjedhur nuk i vunë asnjë prej tyre por pa u menduar shumë i thëritën Noah, ashtu si kuptimi në Bibël, duke iu referuar që dhe ai lindi në përpjekje për të shpëtuar nga përmbytjet.