Të paktën tetë njerëz kanë vdekur pasi shirat shkaktuan përmbytje të menjëhershme në jug të Spanjës, thonë raportet zyrtarët.
Në mesin e viktimave ishin një grua e moshuar dhe një vajzë e re.
Fuqia e përmbytjeve përmbysi makina, mbylli rrugë, dëmtoi mjaft shtëpi dhe qindra të tjerë u detyruan të largohen nga pronat e tyre.
Fushat më të goditura ishin krahinat Malaga dhe Almeria, dhe rajoni Murcia.
Të paktën 600 njerëz u desh të evakuohen nga shtëpitë e tyre në rajonin e Andalucia.
Sipas agjencisë së parashikimit të motit në Spanjë sasai e shiut ishte 24.5 cm, shi që ra të premten në mëngjes vetëm.
Një zëdhënës i qeverisë rajonale në Malaga i tha agjensisë së lajmeve AFP se shirat ishin në rënie dhe dukej se po zhvendoset në drejtim të Granadas dhe Almeria.
Megjithatë, stuhit e shiut të rrëmbyeshëm dhe të dhunshëm janë parashikuar të vazhdojnë në jug të vendit gjatë fundjavës.