English

Qëndra Kombëtare e Viktimave të Trafikimit në Linzë. 2 vajza janë zhdukur

Qëndra Kombëtare e Viktimave të Trafikimit në Linzë raporton se janë zhdukur dy vajza.

Largimi i dy vajzave me inicialet F. Xh 21- vjeç dhe shtetasja me inicialet T.M 16-vjeç, kanë 24 orë që janë larguar në rrethana të paqarta dhe akoma nuk është bërë i ditut se ku ato kanë shkuar.

Njoftimi i vetëm është se ato janë larguar bashkarisht nga qendra por nuk janë larguar nga Shqipëria pasi sitemi kufitar "Tims", nuk ka asnjë të dhënë me emrat e tyre.
Në këtë qendër strehohen vajza që kanë qënë viktima të prostitucionit dhe kanë shpëtuar nga tutorët e tyre, dhe janë gjithmonë nën mbrojtje, por bëhet e ditur se kjo nuk është hera e parë që nga qendra ndodhin largime të tilla.

KOMENTE