Dy punonjës bari homoseksualë, britanikë dhe me HIV pozitiv janë akuzuar se kanë përdhunuar një djalë 17 vjeç.
Çifti homoseksual, të quajtur vetëm si Andreu Paul W, 38, dhe Warren H, 34, thuhet se i kanë dhënë sasi të mëdha alkooli viktimës së tyre dhe më pas e kanë marrë në shtëpinë e tyre në Calpe, në Spanjën Lindore duke e detyruar atë, të nuhasë dhe një substancë të panjohur për djalin dhe më pas e kanë zhveshur dhe përdhunuar, raporton gazeta El Mundo.
Policia raporton se incidenti ka ndodhur në 7 mars 2008, por ata u larguan më pas në Britani. Pas zbulimit ata janë ekstraduar në Spanjë. Mediat spanjole raportojnë se çifti britanik qe taguar me adoleshentin po britanik dhe si duket meqë ishin patriotë ata e bindën që pas mbylljes së barit të tyre të shkonin të tre në një bar tjetër kua tje kanë pirë djalin për qëllimin e tyre.
Një ditë më pas, viktima rifitoi vetëdijen dhe u largua nga shtëpia në këmbë.
Ai raportoi krimin e supozuar një muaj më vonë, më 2 prill, kur ai vizitoi një stacion Guardia Civil me babain e tij dhe një avokat.
Pavarësisht se çifti ishte me HIV pozitiv, djali nuk ishte infektuar me virusin, por ai thuhet se ende vuan nga çrregullime post-traumatike nga krimi.
Çifti do të dalë në gjyq në 2 tetor 2012.