Një grua britanike është shpallur e humbur gjatë një udhëtimi me anije në Mesdhe.
Britanikja është zhdukur nga anija Aurora si ajo po udhëtonte nga qyteti portugez Oporto në Barcelonë pas 16 ditësh udhëtimi në Mesdhe.
Ekuipazhi ka shpallur alarmin dhe është kthyer dhe njëherë për të kontrolluar gjithë zonën si dhe të marrë informacione në port por deri tani çdo gjë ka dështuar.
P & O Cruises ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët në bord ishin britanikë dhe tani ata kanë kërkuar dhe ndihmën e familjes, ndërkohë që dyshimet e para janë se ajo mund të ketë rënë nga anija.