English

Banane të mbushura me drogë, kapen në aeroport

Kontrabandistët e drogës kishin arritur që të transportonin drogën me aeroplan, duke arritur ta vendosnin atë brenda bananes.
Çdo banane kishte një vlerë prej 20.7 euro dhe në total e gjithë ngarkesa arrinte 942 075 euro.
Fshehur në mesin e një dërgese të frutave dhe perimeve, doganierët zbuluan ngarkesën e paligjshme, kur aeroplani nga Gana u ul në aeroportin Heathrow të martën.
Kokaina u zbulua brenda bananeve, të cilat ishin mbushur me pakot e drogës dhe ishin vendosur në kuti të mbyllura dhe më pas në valixhe ku ishin futur dhe gjëra të tjera normale.

Personeli kufitar beson se është e njëta bandë droge që një ditë më parë kishte fshehur dërgimin e 1.5 ton-kanabis në një dërgesë të frutave dhe perimeve me të njëjtin fluturim.

"Këto dy konfiskimet demonstrojnë sukses për kontrollin britanik në prishjen e rrjetit kontrabandist të drogave të paligjshme jashtë nëpër rrugët e Britanisë së Madhe."
Sekuestrimi kanabis ishte më i madhi në Aeroportin Heathrow në më shumë se tre vjet.
Zbulimet vijnë vetëm disa muaj pas një nënë e tre fëmijëve u akuzua për 250 euro kontrabandë të kokainës, me një vlerë 55 milion euro në Heathrow.
Dyqanxhia Paula Sanchez, 32 vjeç, u arrestua në shtëpinë e saj në veri të Londrës, pasi Droga iu gjet në një paketë ushqimore që mbërriti nga Ekuadori në aeroportin e Londrës.
Pakoja ishte menduar se i përkiste një karteli të madh amerikan, të drogës.

KOMENTE