Në një ditë vjeshte të ndritshme, Renato Grbic kishte shkuar për peshkim në lumin Danub me vëllain e tij, kur ai dëgjoi një spërkatje të madhe. E para që i shkoi në mendje ishte se dikush ishte hedhur nga ura në ujë dhe mendimi i tij nuk e tradhëtoi.
"Ne nxituam dhe e tërhoqë njeriun jashtë,kujton Grbic kujton. Më kujtohet ti kem thënë atij: në një ditë të tillë të lavdishme dhe pse doni të vrisni veten?
Kjo ishte hera e parë që Grbic kishte shpëtuar një jetë. Që nga ajo ditë 15 vite më parë, jeta e tij kurrë nuk do të jetë e njëjtë. Pronar i një restoranti me dy sy të shndritshëm, nga një zonë industriale lënë pas dore në rrethinat e Beogradit ka shpëtuar 25 njerëz të cilët u përpoqën të vrasin veten duke u hedhur nga ura mbi Danubin e gjatë.
Gjithmonë në gatishmëri me një barkë të vogël prej druri dhe me motor, trupmadh 51-vjeçari ka tërhequr njerëzit nga ujërat e lumit pa i pyetur për asgjë në këmbim.
'' Unë nuk mund të kërkoj asgjë prej tyre, ata janë njerëz tepër të dëshpëruar" tha Grbiç.
Grbic është quajtur Superman i Danubit nga admiruesit e tij dhe autoritetet e qytetit i kanë dhënjë dhe një pllakatë në shenjë respekti dhe falënderimi.
Por edhe'' Superman'' nuk mund të shpëtojë të gjithë që hidhen nga ura 18 metra e lartë.
"Kur dëgjoja se dikush ka kërcyer dhe unë nuk isha atje, me të vërtetë ndihesha keq,'' tha ai. '' Sytë e mi janë gjithmonë në urë.''
Ura Pancevo u bë një vend i favorizuar vetëvrasjesh sepse kjo është ura e vetme e Beogradit mbi Danub, e cila është më e madhja dhe uji është tepër i ftohtë dhe ka rryma të forta nënujore.
Grbic, personin e parë që shpëtoi e nxorri në breg, i dha rroba të thara, çaj të nxehtë dhe cigare dhe më pas një ambulancë erdhi dhe e morri.
"Kjo ishte ajo" thotë Grbic thotë. Ata kurrë nuk flasin, kurrë nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Gjatë viteve, Grbic ka shpëtuar burra dhe gra të të gjitha moshave me prejardhje sociale. Grbic i kujton të gjithë ata, por ata kurrë nuk kthehen'' ose telefonojnë, ata e kanë shumë të vështirë të thonë dhe një faleminderit.
Goran Penev, një studiues në Institutin e Serbisë të Shkencave Sociale, tha se norma e vetëvrasjes në Serbi është në anën e sipërme të mesatares evropiane. Penev vuri në dukje se ka pasur një rritje në fillim të viteve 1990, në fillim të luftrave në ish-Jugosllavi, por situata ka qenë relativisht e qëndrueshme ndonjëherë. Në vitin 2011, rreth 1.300 njerëz në Serbi - një vend prej 7 milionë njerëz - morën jetën e tyre.
Grbic ka gjetur se disa prej njerëzve që ai ka shpëtuar vuanin nga kanceri apo sëmundje të tjera terminale, ndërsa të tjerët përmendin varfërinë apo dashurinë e pashpërblyerë.
Pra të gjithë, thotë ai ndihen të vetmuar.
Kjo është një thirrje për ndihmë, tha ai. Ata duan dashuri, vëmendje.
Vetëm disa javë më parë, një vajzë 22-vjeçare u hodh nga ura pranë restorantit të Grbic. Ai arriti ta shpëtonte atë dhe e pyeti: Përse e bëre?
"Për të dashurin tim,'' tha ajo. '' A mendoni se do të bëjë të njëjtën gjë ai për ty?
Grbiç tha se vajza ishte e vetëdijshme dhe e qartë në mendjen e saj kur ajo u hodh në ujë. Në dimër, megjithatë, ajo është një çështje minutash para se njerëzit të humbasin vetëdijen në Danub, pasi ngrijnë dhe mbyten.
Në një nga ato ditë, në mes të janarit rreth shtatë vjet më parë, Grbic ishte duke u përgatitur për t'u kthyer në breg me varkën e tij, kur ai dëgjoi një ulërimë.
Një 18-vjeçare kalon nëpër një krizë mendore, del nga makina e prindërve të saj, heq xhaketën dhe i thërret me tërë forcën e saj: nënëëëë Mirupafshim!
Grbiç tha se ajo ditë ishte pak stuhi dhe erë dhe ka qënë një shanc i madh që unë e arrita atë të gjallë.
Dhe kjo vajzë është e vetmja që ka qëndruar në kontakt. Çdo janar ajo vjen në restorantin e tij të peshkut për të festuar ditëlindjen e saj të "dytë". Ajo është e martuar tashmë dhe ka një fëmijë. Grbic ishte i ftuar në pritjen e dasmës.
"Zemra ime hapet çdo herë që unë e shoh atë, tha ai.
Pra Grbic bën atë që zemra e tij ndien, në fund të fundit çdo njeri e ka veten e tij në dorë, por njerëzve është mirë tu falish dashuri, paçka se ajo mund të shpërblehet apo jo.