English

Hong Kong. Traget pasagjerësh përplaset me anijen

Një traget pasagjerësh dhe një anije tërheqjeje, janë përplasur në Hong Kong, duke plagosur më shumë se 20 njerëz, tha policia.

Trageti, i cili mbante më shumë se 120 pasagjerë, u mbyt pas përplasjes natën e së hënës në afërsi të ishullit Lamma.

Ekipet e kërkimit kanë shpëtuar 74 persona nga uji, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Më shumë se 20 persona u dërguan në spital në Lamma, me lëndime, por operacioni vazhdon për shpëtimin e të tjerëve tha një zëdhënës i policisë.

Ishulli Lamma shtrihet disa kilometra në jug-perëndim të Hong Kong, dhe është i njohur me turistë dhe emigrantë.

Hong Kong është një nga kanalet më të ngarkuara në botë, për anijet.

KOMENTE