"Miss BumBum", tashmë është bërë i përvitshëm në Brazil. Konkursi Miss Bumbum, ka si qëllim pjesëmarrjen e vajzave me të pasmet më të bukura.
Dhe këtë vit 27 bukuroshet që marrin pjesë kanë "luftuar" për të marrë një çmim në këtë konkurs.
Faza e parë është zhvilluar dhe përzgjedhja e të pasmeve është lënë në dorën e shikuesve, pra përzgjedhja bëhet nga votuesit në internet të cilët kanë përzgjedhur 15 bukuroshet me të pasmet më të bukura të cilat në nëntor do të udhëtojnë në Sao Paolo ku një panel gjyqtarësh do të vendosë për fatin e të pasmeve.
Vitin e kaluar modelja Rosana Ferreira fitoi kurorën dhe çmimin prej 5 mijë dollarësh, çmimi i 2-të 3 mijë dollarë, dhe çmimi i 3-të 2 mijë dollarë.