English

Pensionistët shqiptarë që marrin pension në Greqi, nis regjistrimi (VIDEO)

Enti i Institutit Agrar të Greqisë, OGA, në një publikim të fundit njofton 1.2 milionë pensionistët e tij se duhet të regjistrohen përsëri që prej datës 1 tetor, deri në fund të muajit nëntor.
Por nga këto pensione përfitojnë dhe 17000 minoritarë grekë nga Shqipëria.

Përgjatë kësaj periudhe dymujore pensionistët e këtij enti janë të detyruar të shkojnë vetë për tu regjistruar duke pasur me vete letërnjoftimin apo pashaportën, si dhe lajmërimin përkatës që do tu çohet në shtëpitë ku ata banojnë, ndërsa kjo procedurë do të zhvillohet çdo vit.

Në rastet kur personi është i pamundur fizikisht për shkak të moshës apo sëmundjeve do të kërkohet një deklaratë personale e noterizuar që ka afat 1-vjeçar, por edhe një raport zyrtar mjeko-ligjor. Përsa u përket pensionistëve të këtij grupi që banojnë jashtë Greqisë, do të kërkohet nga organet konsullore greke të qyteteve ku ata ndodhen edhe një vërtetim 1-vjeçar që janë gjallë, por e kanë të pamundur paraqitjen në atdheun e tyre.
Në tetor të 2011 qeveria greke ka ndërprerë pensionet e 3050 minoritarëve shqiptarë duke i hequr tregut shqiptar një shumë prej 15 milionë euro në vit, pasi këta persona nuk ishin paraqitur për regjistrim në afatin e duhur, ndërsa dy muaj më parë u ndërprenë gjithashtu pensionet e rreth 2700 personave që nuk u regjistruan, shumica e të cilëve homogjenë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik sepse pensionet e tyre merreshin nëpërmjet akteve noteriale të disa zyrave juridike që dëmtonin shtetin me rreth 14 milionë euro.
1372

KOMENTE