Një tjetër plagosje me armë ka ndodhur në Tiranë në zonën e uzinës së ish-autotraktorëve.
Besnik Ferhati është qëlluar me armë zjarri ndërsa policia ka identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Urim Marku.
Shkaku ka qënë një debat mbi ujin e pijshëm që ka sjellë rezultatin e plagosjes. Autori më pas është larguar nga vendngjarja me një automjet me targa të huaja, ndërsa i plagosuri ndodhet në urgjencën e spitalit Tiranë ku po merr ndihmëj mjekësore.
Policia po punon për kapjen e autorit.