Katër shtetas arrestohen në flagrancë dhe 1 i pestë shpallet në kërkim nga efektivet e Policisë së Durrësit e Shijakut në kuadër të një plani masash të inicuar së fundi në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në komunitet e në mënyrë të veçantë goditja e rasteve të mbajtes pa leje të armëve e municioneve luftarake si vepër penale e cila gjeneron ngjarje e situata që cënojnë sigurinë publike. Sa më sipër ka qenë këtë herë në fokus së punës së strukturave, të cilat në bazë të informacioneve të mbledhura në rrugë operative dhe bashkëpunimit me komunitetin, bënë të mundur dokumentimin dhe arrestimet e mëposhtme:
1-U arrestua në flagrancë në orën 11.45 për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake shtetasi Pjetër Shurbi, 36 vjec, banues në Durrës; shtetas më precendentë të mëparshëm penalë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e sotme në banesën e këtij shtetasi në lagjen Nr.14 të qytetit, në pjesën e pasme të banesës iu gjet një armë zjarri, revolver me mulli së bashku me 5 copë fishekë; armë të cilën ky shtetas mendohet t’a ketë hedhur nga dritarja gjatë kontrollit të banesës.
2-Në orën 08.30 u be arrestimi ne flagrance për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe të ftohta dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike i shtetasit Gëzim Donkshi, 38 vjec, banues ne Sukthi i Ri; shtetas me precedentë të mëparshëm penalë.
Gjatë një kontrolli të ushtruar paraditen e sotme ne ambientet e banesës së këtij shtetasi ne fshatin Sukth i Ri, iu gjetën dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale:
-1 arme zjarri, automatik model 56 kaliber 7.62 mm
-2 krëhëra me fisheke
-1 thike me gjatesi 24,5 cm
-44 copë fisheke të kalibrave të ndryshëm
Gjithashtu, në ambientet e një ndërtese në pronësi të tij, u gjet dhe sekuestrua nje sasi prej rreth 30 gr pluhur i bardhe, i dyshuar si substancë narkotike.
3-U arrestua në flagrancë në orën 13.45 shtetasi Rexhep Rapi, 49 vjec, banues në Sukth i Ri; person me precedentë të mëparshëm penale. Ky shtetas akuzohet për veprat penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të municioneve luftarake.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën e sekuestruan 280 gr masë bimore e dyshuar si Kanabis Sativa. Ndërkohë, gjatë një kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën edhe 90 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me sa më sipër rezultoi se në kryerjen e veprës penale të prodhimit e shitjes së narkotikeve janë përfshirë edhe 2 shtetas të tjerë nga të cilët një u arrestua nga ana jonë dhe tjetri u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
4-Konkretisht u arrestua në flagrancë për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim shtetasi Egzon Behluli, 20 vjec, banues në Hamallë, dhe u shpall në kërkim për të njëjtën vepër penale një shtetas, gjeneralitetet e së cilit mbeten përkohësisht anonime për shkak të vijimësisë së hetimit.
Të gjitha provat materiale të sekuestruara u kaluan për ekzaminim të mëtejshëm.
Ndërkohë nga shërbimet, në datë 29 shtator u arrestuan në flagrancë edhe 4 shtetas të tjerë si më poshtë:
1-Armand Beqillari, 26 vjec, banues ne Durres, i cili akuzohet për dëshmi të rreme, pasi gjate zhvillimit te nje seance gjyqësore ne Gjykaten e Shkalles Pare Durres, dyshohet se ka dëshmua të dhëna të rreme.
2-Hamza Emini, 30 vjec dhe
3-Mikel Kiptiu, 19 vjec; banues ne Durres, të cilët, rreth ores 10.40, ne lagjen Nr. 1 Durres u kapen ne flagrance duke vjedhur dy dyer dhe shkatërruar betonin e shkallëve me qëllim marrjen e hekurit në banesën në pronësi të shtetases V.S.. Këta persona akuzohen për veprat penale të vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës në bashkëpunim.
4-Gezim Tonuzi, 31 vjec, banues ne fshaten Shetaj Ishëm, i cili me date 28 shtator, rreth ores 21.00, ne Maminas u kap duke transportuar me kamionin me targa DR 4593 E dru zjarri, te cilat dyshohet se i ka prere pa leje ne pyllin e fshatit Shetaj. Ky shtetas akuzohet për veprën peanle të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Materialet në ngarkim të tyre iu përcollën Prokurorise së Rrethit Durres per ndjekje.