English

Rihanna merr pjesë në inagurimin e klubit të Jay-Z me "bizhama"

Rihanna ka marrë pjesë në hapjen e klubit të Jay-Z në Bruklin, në qendrën sportive Barclays.

Por këtë radhë ajo ka marrë kritika lidhur me veshjen e saj pasi dukej sikur kishte erdhur me bizhamat ë mund të rrijë në shtëpi edhe pse ajo kishte bërë një kombinim të këndshëm.

Klubi përmban 101 suita luksoze, katër bare dhe destinacionet Lounge, tre klube si dhe restorante. Ai do të ketë dhe një ambjent për koncerte si dhe do të jetë një strehë për ekipin e basketbollit Brooklyn Nets.

Jay-Z, sigurisht që ndihej tepër i lumtur për realizimin e këtij klubi madhështor por dhe të tjerë shprehën mirësinë pasi një gjë e tillë i mungonte këtij qyteti.
Rihana shoqërohej nga një mikesha e saj të cilën e mbante për dore.

KOMENTE