English

Aktorja Lindsay Lohan, sulmohet në dhomën e saj

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar Lindsay Lohan në dhomën e saj të hotelit.
Aktorja 26-vjeçare pas mbrëmjes në klubin e natës 1 Oak, e kishte ftuar në hotelin e saj, mikun Christian LaBella.
Por mbrëmja vonë nuk shkoi mirë pasi ajo pa fotot e saj në telefonin e tij, gjë që i kërkoi të dinte pse ato foto ndodheshin atje?

25 vjeçari Christian, u inatos dhe i zemëruar e sulmoi atë, duke dashur ta mbyste pasi e përplasi në tokë, por një nga miqtë e saj e ndihmoi duke e hequr nga duart e tij.
Policia e mbërritur menjëherë arrestoi LaBella, ndërsa aktorja ka pësuar vetëm gërvishtje të vogla në duart e saj dhe nuk pranoi ndihmë mjekësore.
Një zëdhënës tha: "Lindsay është sulmuar herët këtë mëngjes në një hotel të Nju Jorkut. Ndërsa ajo nuk pranoi të merrte ndihmë mjekësore në spital.
"Sulmuesi është arrestuar dhe është aktualisht në paraburgim policor. Lindsay ka folur me policinë dhe është plotësisht dakord për të mbështetur hetimin.

LaBella u akuzua fillimisht me dy akuza për sulm dhe dy akuza të ngacmimit, por përsëri është lënë i lirë pasi nuk ka frova të mjaftueshme për ta mbajtur në polici.

KOMENTE