English

Kampionati i tenisit bashkon fëmijët shqiptarë dhe serbë (VIDEO)

"Që të ecet përpara, duhet të lemë pas të kaluarn duke krijuar një shoqëri të re, të barabartë për të gjithë", këto kanë qënë fjalët e trajnerit të tenisit i cili këto ditë ka bashkuar fëmijët shqiptarë dhe serbë në një kampionat tenisi.

Fëmijët nuk i venë re ndryshimet etnike dhe problemet politike kur janë para një loje, por të rriturit po.
Shumë gjëra i ndanë shqiptarët e Kosovës dhe pakicën serbe gjatë viteve të konfliktit etnik, por të dielën në Graçanicë, fëmijët sollën një frymë të re, ku e vetmja ndarje ishte rrjeta në fushën e tenisit. Rreth njëqind fëmijë marrin pjesë në një kampionat tenisi që mbledh fëmijë të origjinave të ndryshme etnike.

"Fëmijët e ndiejnë ndryshimin. Nuk është e njëjta gjë, kur ata shkojnë në një mjedis tjetër ku ndihen më pak të sigurt", thotë Mikiç.

"Ata janë paksa të frikësuar. Por ç’ti bësh? Është e vetmja mundësi për të marrë pjesë në një kampionat.", shprehet babai i një prej konkurrentëve 7-vjeçarit Ilija Mikiç, i cili është mjaft i komunikueshëm me të gjithë lojtarët në fushën e lojës.
1374

KOMENTE