Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese dhe Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi dhe miratoi nen për nen, me konsensus, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
Këto ndryshime kanë për qëllim përafrimin e plotë të ligjit me Acquis communitaire më të fundit dhe përmirësimin e kuadrit rregullator ekzistues për komunikimet elektronike. Ligji fillestar i miratuar në vitin 2008 është gjerësisht I bazuar në paketën e direktivave të BE.
Amendimet në këtë projektligj janë veçanërisht të rëndësishme në zgjidhjen e çështjeve si: ato të transparencës së operatorëve elektronikë me përdoruesit, administrimi i frekuencave për çdo lloj shërbimi elektronik, të drejtat e konsumatorëve, ruajtja e të dhënave në komunikimet elektronike etj.