Mëngjesi i sotëm për laçianët ka qënë mjaft tronditës. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një farmaci ku janë plagosur 3 persona.
Drejtori i Shëndetit Publik Arben Bruka dhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë qënë personat e plagosur.
Bruka është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak Tiranë për ndihmë më të specializuar, ndërsa policia po heton ngjarjen ku akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.