English

Asambleja Parlamentare e OSBE-së, mbërrin në Tiranë, për herë të parë

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Parlamentare e OSBE-së mbërrin në Tiranë për të mbajtur sesionin e saj të vjeshtës 2012

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Parlamentare e OSBE-së mbërrin për të zhvilluar sesionin e saj të vjeshtës 2012, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Kryetares Jozefina Topalli, për ta organizuar këtë sesion në datat 5-7 tetor 2012, në Tiranë.

Mbi 200 pjesëmarrës nga 56 vende anëtare të OSBE-së do të marrin pjesë në takime të nivelit të lartë që përfshijnë një konferencë parlamentare me temë: “OSBE: Promotor i mirëqeverisjes dhe integrimit si bazë për stabilitetin dhe sigurinë”. Konferenca, e ndarë në tre sesione, do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e shoqërive multi-etnike dhe multi-kulturore në vendet anëtare të OSBE-së, me krizën ekonomike dhe financiare, si dhe me rolin e medias në promovimin e mirëqeverisjes.

Mbajtja e mbledhjeve të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Tiranë vjen në një kohë kur Shqipëria mban Presidencën e Këshillit të Europës, si dhe përgatitet të festojë 100-Vjetorin e Pavarësisë.

Sesioni i hapjes, do të mbahet më 5 tetor, 2012, ora 09:00 në mjediset e Hotel Sheraton dhe do të përshëndetet nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Riccardo Migliori, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i AP të OSBE-së, Lamberto Zannier.

KOMENTE