Një 13 vjeçar me inicialet A.M., banues në Bilisht të rrethit Devoll,është arrestuar nga policia e Devollit.
Ai aukzohet pasi ka vjedhur shumën e lekëve prej 5 milion, që ishte mbledhur nga shitja e librave të shkollës.
Ai kishte arritur të thyente dritaren e shkollës “Myrteza Shala” në Bilisht dhe të merrte nga zyra e drejtorit shumën e lekëve.
Aktualisht, ndaj 13-vjeçarit A.M. ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme.