Autoritetet janë duke hetuar se si një fermer në shtetin amerikan të Oregonit, u gllabërua nga derrat e tij.
Terry Vance Garner, 70, shkoi për të ushqyer kafshët e tij të mërkurën e kaluar në fermën e tij nga ana e bregdetit, por nuk u kthye.
Protezat e tij dhe pjesë tëtrupit të tij u gjetën nga një anëtar i familjes kur po mbyllte derrat në stallë, ndërsa pjesa tjetër e eshtrave të tij ishte konsumuar.
Zyra e Prokurorit të Qarkut COOS tha se një nga kafshët më parë ka qenë agresive me Garner.
Por hetuesit nuk kanë përjashtuar mundësinë që fermeri mund të ketë pësuar një urgjencë mjekësore, të tillë si një sulm në zemër dhe në pamundësi për të lëvizuar ai është konsideruar nga derrat si një ushqim.
Kafshët janë vlerësuar nga autoritetet se peshojnë 320kg.