English

Panariti-Avramopoulos. Kufiri detar do të zgjidhet në mbështetje me kushtetutën e vendit dhe legjislacionin ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, u nis për në një vizitë zyrtare në Athinë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Dimitris Avramopoulos.
Gjatë takimit me z.Avramopoulos janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme, duke filluar që nga çështja që konsiderohet pika më e nxehtë, ajo e kufirit detar me Greqinë, çështja çame dhe pronat e tyre si dhe nënshkrimi i memorandumit për projektin TAP.
“Të hapim një faqe të re të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Të zgjerojmë kontaktet në të gjitha nivelet. Takimi ishte një dialog i frytshëm për forcimin e marrëdhënieve, vizitë periodike ndërmjet dy ministrave. Kufiri detar do të zgjidhet në mbështetje me kushtetutën e vendit dhe legjislacionin ndërkombëtar. TAP është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit.
Çështja çame dhe e pronave të shqiptareve ne Greqi kërkon zgjidhje. Të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturë dhe arsim. Të riaktivizojmë komisionet e përbashkëta të bashkëpunimit ekonomik ”, tha Panariti.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Panariti pritet të takohet edhe me Presidentin e Republikës Greke, z. Karolos Papulias, si dhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve në Greqi.

Gjatë takimeve do të trajtohen çështje të axhendës dypalëshe dhe shumëpalëshe, të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe të rajonit tonë.

KOMENTE