English

Edmond Panariti, vizitë zyrtare në Republikën e Qipros

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, është nisur për një vizitë zyrtare në Republikën e Qipros, i ftuar nga Ministrja e Jashtme qipriote, znj. Erato Kozako - Marcoullis, vendi i së cilës mban edhe postin e Presidencës së radhës të BE-së. Gjatë vizitës së tij në Nikozia, Ministri Panariti do të takohet dhe zhvillojë bisedime me Ministren e Punëve të Jashtme, znj.Erato Kozako-Marcoullis, Kryetarin e Parlamentit, z.Yiannakis Omirou, dhe do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Qipros, z.Demetris Christofias.

Në qendër të bisedimeve që Ministri Panariti do të zhvillojë në Nikozia do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ecuria e përmbushjes së 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat, si dhe zhvillimet e ardhshme në këtë drejtim.

Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet në rajonin tonë do të jenë të tjera çështje të rëndësishme që do të diskutohen në takimet që Ministri Panariti do të zhvillojë me palën qipriote.

KOMENTE